Inter pa busull, Manchester Utd. bie edhe në Turqi (video)

0
SHPËRNDAJE

Ndonëse kaloi e para në avantazh me anë të një goli të bukur nga Icardi por edhe më pas ruajti avantazhin me një pritje penalltie nga Handanovic, Inter përsëri u gjunjëzua në fund duke u mundur 2-1 nga Southampton për të cilin barazoi van Dijk ndërsa goli tjetër erdhi nga mbrojtësi i Interit, Nagatomo.

Por Interi e ka një shok në Angli teksa Manchester United po zhgënjen nga ndeshja në ndeshje ndonëse në përbërje ka emra të frikshëm por që tashmë nuk po trembin askënd. Kështu ishte radha e Fenerbahce të fitojë 2-1 ndërsa goli nga Rooney në ’89 nuk ngushëllon asnjë tifoz të djajve ndërkohë edhe Mourinho-s i kanë mbaruar justifikimet teksa kësaj radhe u ankua për dy kartonë të verdhë “të padrejtë” dhënë lojtarëve të tij.

14937998_10153927268971770_2073420580_n-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.