Inter, prezantohen Melo-Telles. Ja fjalët e para si zikaltër

0
SHPËRNDAJE

Melo dhe Telles gjatë prezantimit
Melo dhe Telles gjatë prezantimit
Serie A/ Në “Appiano Gentile” është dita e Felipe Melo dhe Alex Telles. Të dy brazilianët, mbërritën nga Galatasaray ditën e fundit të dritares së transferimeve të merkatos verore, i’u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në selinë e Interit. “Të jesh i keq është forca ime. Kam gjetur një Inter të uritur për fitore, dhe me dëshirë të fitojë kampionatin”-, u shpreh ish-mesfushori i Juventus dhe Fiorentinës – “Në Itali gjithmonë kam parë që të fitojë Inter. Dy nga idhujt e mi kanë luajtur këtu, Simeone dhe Veron. Është një kënaqësi të jem këtu.
Felipe Melo
Felipe Melo

Unë mendoj se Interi në çdo kompeticion futet si favorit. Është koha që të tregojmë se çfarë mund të bëjmë. Është një klub i madh dhe gjithmonë duhet të mendojmë për të fituar. Unë mund t’a ndihmoj këtë ekip. Tek Galatasaray bëra histori, gjithashtu prits edhe një penallti, unë shpresoj që të bëjhistori edhe këtu. Juventus? E kaluara është e kaluar. Nga pikëpamja e karakterit në qoftë se ne kemi pesë apo dhjetë lojtarë janë shumë gjëra. Ne duhet të jemi lider në fushë dhe jashtë saj. Unë nuk mendoj se jam më i mirë se kushdo, por unë mund të ndihmoj klubin ashtu si dhe ekipi mund të ndihmojë mua që të rikthehem në ekipin Kombëtar. Jam pak mbrapa me përgatitjet pasi unë kam ardhur 20 ditë më vonë, por unë mendoj se do të jetë i gatshëm për këtë derbi, por unë dua të jap diçka më shumë nga miqësoren e sotme.”

“Për të bërë histori duhet të fitosh diçka, dhe unë do të bëj gjithçka për këtë gjë. Numri? Unë jam një i krishterë. Numri 8 është ditëlindja ime, 8 është edhe shenja e “infity”, ndërsa 3 është simboli i Triadës. Në Turqi unë kurrë nuk kam pasur probleme me askënd, kam pasur një kohë të madhe atje dhe kam qënë mik me të gjithë. Problemet e mia atje janë të gjitha gënjeshtra. Kur isha me Fiorentinënkam bërë një para-kontratë me Interin, pasi Jose Mourinho më dëshironte në ekip, por atëherë unë nuk e di pse ai transferim nuk u bë. Edhe pas vitit të parë në Galatasaray folëm me Inter për të ardhur këtu. Pesë ose gjashtë vjet më vonë nuk ka rëndësi, gjëja e rëndësishme është që të jam këtu.”- ishin fjalët e mesfushorit Felipe Melo

Alex Telles
Alex Telles

Më shumë qef, por edhe me sa më shumë dëshirë për të treguar aftësitë e tij mbrojtësi Telles u shpreh: “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu, kam besim të madh tek Mancini, është një sfidë e madhe, dhe kjo është gjë e mirë, pasi kjo do të thotë se unë kam besim tek aftësitë e mia, por gjithashtu jam i lumtur që jam këtu sëbashku me Felipe Melon. Ndihem shumë përgjegjës për pozicionin tim fushë, jam i mirë në markime, por edhe të jap krose dhe të krijoje asiste për shokët e skuadrës. Në Itali faza mbrojtëse është e rëndësishme, dhe unë duhet t’i jap rëndësi taktikave të trajnerit, por pa neglizhuar edhe karakteristika sulmues që kam. Shembulli im është Marcelo , i cili ka bërë histori tek Real Madrid dhe ekipi Kombëtar. Unë do të bëj ashtu si ai.

Numri i bluzës? Më pëlqen 13, por nuk mund të ketë këtu, atëherë vendosa për të marrë 12 që më pëlqen. Shpresoj të jap më të mirën këtu. Në jetën time çdo gjë ka qënë shumë e shpejtë,unë jam 22 vjeç dhe tashmë jam lojtar i Inter. Këto janë arritjet e një pune të madhe. Qëllimi im është të jem pjesë e Kombëtares.”- ishin fjalët e para të Alex Telles si zikaltër

S'KA KOMENTE

Comments are closed.