Inter rikthehet të fitojë, mbetet në garë për Champions (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Inter është rikthyer tek fitorja pas humbjes që pësoi javën e kaluar në transfertën e Juventus. Ekipi zikaltër mposhti 3-1 Palermon në “Giussepe Meazza” duke mos i lënë shteg skuadrës kundërshtare të befasojë në Milano. 3 gola nga 3 sulmuesit kryesorë të skuadrës i japin qetësinë e duhur edhe Mancinit që tashmë sheh ekipin t’i përgjigjet edhe në fushën e lojës. Ljajic hapi serinë e golave në minutën e 11′-të ndërsa kapiteni Icardi dyfishoi shifrat në minutën e 23′-të. 2-0, por në pjesën e parë do të kishte një tjetër gol teksa Vazques në minutën e 45′ ngushtori diferencën në 2-1. Në pjesën e dytë ishte rradha e Perisic që në minutën e 54′ me golin e tij mbylli historitë. Me këtë fitore, Inter mbetet në garë për një vend në Champions.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.