Inter triumfon ndaj Chievos, vendos Icardi (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A/

Chievo – Inter 0-1
Shënues:
Icardi 42′

Çasti i golit
Çasti i golit

Ka mjaftuar një gol i kapitenit Mauro Icardi në fundin e pjesës së parë për t’i dhënë 3 pikët e rradhës skuadrës zikaltër. Një ndeshje mjaft e fortë nga të dyja skuadrat, por që në fund u vendos nga eksperienca dhe pesha e fanellës së skuadrës së Inter, që tashmë vendos kandidaturën për titullin kampion edhe pse është vetëm java e katërt e Serie A. Inter duket në një formë mjaft të mirë këtë sezon, dhe numëron 12 pikë nga 12 të mundshme duke marrë kështu kreun e renditjes krejt i vetëm, në pritje të ndeshjeve të rivalëve. Një fitore konfirmimi kjo përballë një Chievo që ishte e pamposhtur deri në kët javë, duke treguar qartë forcën e grupit që ka tashmë ekipi zikaltër. Mancini feston me të drejtë, dhe shpreher se nga Interi i tij tashmë duhet të trembem të gjithë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.