Interi s’po ia gjen dot Wolfburgut “pinin” e Perisiç

0
SHPËRNDAJE
Loading...

perisic

Interi është në kontakte të vazhdueshme me Wolfsburg për Ivan Perisiç. Lojtari kërkohet me ngulm nga Roberto Mancini tek i cili sheh përforcimin e duhur për skuadrën e tij të ardhshme. Për këtë arsye Interi i ka ofruar klubit gjerman 20 milionë euro për kartonin e kroatit, nga të cilat 2 milionë menjëherë dhe 18 milionë të tjera në plotësim të huazimit me detyrim blerjeje.

Perisiç është dakord me transferimin në Milano por mesa duket nuk janë të të njëjtit mendim drejtuesit e Wolfsburg, më saktë drejtori sportiv Klaus Allofs i cili u shpreh kështu : “ E di që Interi po ndjek Perisiç, dhe nuk është skuadra e vetme që po e bën. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim lojtarin dhe pastaj nuk mendoj se për zikaltërit ky do të ishte një operacion i lehtë nga ana ekonomike.” – përfundoi gjermani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.