Inter vuan përballë Atalantës, Jovetić vulos fitoren (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageSerie A/ Inter e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri ne Serie A. Një fitore me rezultat minimal i ka mjaftuar ekipit zikaltër për të marrë tre pikët e para dhe për ta nisur mbarë kampionatin e ri. Heroi i Mancinit është bërë sulmuesi i ardhur së fundmi në ekip, Stevan Jovetić i cili shënoi një gol të vonë, pikërisht në minutën e 93′. Ekipi zikaltër e dominoi thuajse krejt takimin duke mos i dhënë asnjë mundësi ekipit kundështar për të sulmuar apo shënuar.
image
Inter u hodh thuajse i tëri në sulm gjatë gjithë pjesë së parë, por Atalanta mbrohej me forca të shumta. Me rrjeta të paprekura do të mbyllej fraksioni i parë i lojës. Pjesa e dytë do të nisë sërisht në sulm për Interin, por serisht ishte goli ai që mungonte. Mancini provoi të gjitha kartat, teksa në minutën e 85′ hodhi në fushë edhe sulmuesin shqiptar Rey Manaj. Atëhere kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte në barazim, ka menduar Stevan Jovetić për të shënuar golin e fitores për Interin duke i dhënë kështu tre pikët e para skuadrës së Mancinit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.