Interes nga Spanja për bomberin lushnjar

0
SHPËRNDAJE

Seria A/ Karpi është skuadra më e lakuar për të ardhmen e sulmuesit Rei Manaj, për të cilin ka pasur interesim dhe Gjermania, por ende nuk është vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm 20-vjeçari lushnjar.

Sulmuesi i Interit pritet të huazohet nga zikaltrit, gjë që ndodhi edhe sezonin e shkuar, kur në pjesën e parë të sezonit Manaj luajti me Peskarën, për të kaluar më pas te Piza në Serinë B.

Së fundmi për të ka interes nga Spanja dhe është Real Oviedo që ka “piketuar” Manajn për sulmin dhe e do në formë huazimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.