Interesante/ Bomberi i Milanit paguhet më pak se Çani tek Partizani

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Seria A/ Milani i këtij sezoni do të mbahet mend për merkaton spektakolare dhe bujën e krijuar me pronarin e ri, por një nga befasitë më të këndshme për tifozët është Patrick Cutrone.

Në një kohë kur klubi po blen lojtarë të njohur, ky sulmues ka shënuar gola pafund me moshat dhe ka shpërthyer edhe me ekipin e parë. Miqësoret gjatë verës që lamë pas e ndihmuan dhe drejtuesit vendosën të mos e huazonin. Ai ndoshta ka ndikuar edhe që të mos blihet një sulmues “big” i nivelit Pierre-Emerick Aubameyang.

Gazzetta dello Sport” së fundmi ka zbuluar një detaj mjaft interesant për lojtarin e Milanit. 19-vjeçari rezulton se është më pak i paguari nga 27 lojtarët e federuar nga “Djalli”. Ai paguhet “vetëm” 180 mijë euro në sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2021!

Nëse e mbani mend, Hamdi Salihi te Skënderbeu paguhej rreth 150 mijë euro në sezon, ndërsa te Partizani “bomberi” Edgar Çani do të paguhet 240 mijë euro në sezon. Interesante, ë? Djaloshi i Milanit do t’i shponte më pak xhepat e presidentit Gaz Demi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU