Interesim i paparë për Skënderbeun europian, Takaj merr masat e sigurisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bilPavarësisht se luhet larg Korçës, sfida e kthimit e turit të tretë të Champions League midis Skënderbeut e Milsamit ka tërhequr një interes të jashtëzakonshëm te futbolldashësit shqiptarë, që me siguri nuk janë vetëm tifozë të kampionëve. Diçka e tillë vërehet nga fakti që për këtë ndeshje historike janë shitur reth 3 mijë bileta të shitura në vetëm 24 orë. Mesa duket sportdashësit duan të japin mbështetjen e tyre, gjatë 90 minutave që e ndajnë Skënderbeun shkrimin e historisë, përderisa kapërcimi i Milsamit do të thoshte direkt pjesëmarrje minimalisht në fazën e grupeve të Europa League. Ndonëse do të tentohet së pari hyrja në atë të Champions League, përmes “play-off”-it.
skendNdërkohë që do të ketë edhe një plan masash për të garantuar sigurinë, në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë gjë e paparashikuar, si në ndeshjen e Kukësit me Legian. Drejtuesit korçarë me në krye presidentin Ardian Takaj kanë filluar të organizojnë gjithçka, në mënyrë që të shmangin të papriturat. Fillimisht, klubi ka bërë apel që tifozët e pranishëm në “Elbasan Arena” të kenë një qëndrim sa më korrekt. Por nuk duket se kaq është e mjaftueshme, prandaj janë rekrutuar me pagesë edhe 120 stujartë sigurie që do të kontrollojnë mbarëvajtjen e ndeshjes, gjithmonë përsa i takon shkallës të stadiumit. Nuk do të mungojnë gjithsesi as forcat e policisë dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë që do të udhëtojnë enkas nga kryeqyteti, duke qenë të shumtë në numër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.