Interi apel tifozëve: Sot do keni një befasi

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Inter është duke menduar të përforcohet me disa lojtarë të klasit botëror deri në fund të merkatos.

Gjiganti italian deri tashmë ka zyrtarizuar Milan Skriniar dhe është afër kompletimit të transferimit të mesfushorit, Borja Valero.

Por, Nerazzurrët i kanë kërkuar tifozëve të qëndrojnë sy hapur në rrjetet sociale, pasi do ketë një befasi.

“Mirëmëngjesi, fansa të Interit! Mbani sytë në Instagram dhe Snapchat sot. Interi po vjen”, ka shkuar skuadra zikaltër.

Angel Di Maria, James Rodriguez? Kjo mbetet të shihet në vazhdim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.