Interi e gjen zëvendësuesin e Perisicit, merr yllin që po e kërkonte Juventusi

0
SHPËRNDAJE

Seria A/ Interi është bërë gati për një tjetër goditje të madhe gjatë verës që po vjen. Sipas shkrimeve të mediave italiane, skuadra e Stefano Piolit ka arritur marrëveshjen me Sassuolon, për transferimin e Domenico Berardinit, i cili kërkohej shumë edhe nga Juventusi.

Interi për sulmuesin 22 vjeçar, do t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro.

Këto para, skuadra italiane do t’i sigurojë nga shitja e Ivan Perisic, që pritet të largohet në drejtim të Premierligës, ku për të interesim po shpreh Chelsea e Antonio Contes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU