Interi është vite drite larg Juventusit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Seria A / Maurizio Ganz, ish-sulmuesi i Inter, i ftuar në emisionin “Tutti Convocati”-“Të gjithë të grumbulluar”, ka folur në lidhje me drejtimin e ri të klubit zikaltër, si për aspektin e kryesisë dhe financave, ashtu edhe për drejtimin e ri teknik, tashmë me Luciano Spalletin në krye. Sipas Ganz, diferencat mes zikaltërve dhe kampionëve në fuqi të Seria A, në këtë moment janë të ekzagjeruara, ndërkohë që bën apel për efiçencë në përdorimin e financave.

“Inter dhe Juventus në këtë moment ndodhen vite dritë larg njëra-tjetrës. Zikaltërit kanë mundësi dhe potencial të madh ekonomik, por të kesh paratë dhe t’i shpenzosh mirë ato, janë dy gjëra krejtësisht të kundërta. Te Inter nevojiten blerje të zgjedhura. Spalletti? E kam patur si trajner te Venezia. Që atëherë tregonte pontencialitet të madh. Binomi Inter-Spallett ka potencialitet të madh dhe mund të kombinojë suksesshëm për shumë vite. Taktikisht, Spalletti është një super-trajner, kjo gjë nuk vihet në diskutim”, deklaroi Ganz.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU