Interi fiton sërish në miqësore

0
SHPËRNDAJE

foto IPP/alberto sabattini riscone di brunico 15-07-2015 calcio amichevole perparazione stagione 2015-2016 inter-carpi nella foto mauro icardi festeggia il gol

Ndeshja e dytë sezonale për zikaltërit e Mancinit dhe pokeri i dytë në po kaq ndeshje. Në Brunico Interi ka mundur Carpin me rezultatin 4-2, në një ndeshje që i paraprin Serisë A. Për t’u theksuar prova e sulmit interist me Hernanes, Palacion dhe Icardin të cilën arrijnë të shënojnë të tre që në pjesën e parë. Carpi reagon mirë duke përfituar edhe nga gabimet e Interit dhe shënon dy here me anë të Lasagna dhe Matos. Golin e 4-t për Interin e shënon Samuele Longo në fillim të pjesës së dytë.

Zikaltërit e Mancinit e kanë nisur me këmbën e duhur fazën përgatitore dhe po arrijnë të bindin tifozët me paraqitjet pozitive të zhvilluara deri tani.

https://www.youtube.com/watch?v=e3MIHVKiJBo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.