Interi kërkon senegalezin e Gallatasarayt

0
SHPËRNDAJE

Inter nuk ja doli as kundër Spalit. Goli i Paloskit në minutat e fundit zhyti interistët në krizë. Mungese besimi, por edhe rënie fizike. Ekipi duket i tjetërsuar me Interin që nisi kampionatin aq bukur. Mungojnë alternativat në lojtarë dhe nuk ka një lider të mirëfilltë. Në 7 ndeshjet e fundit në Serinë A, ekipi ka marrë vetëm 5 pikë. E nëse i shtojmë dhe dy ndeshjet e kupës (Pordenone, Milan), Interi ka 9 ndeshje pa fitore. Mesatare mbijetese. 13 pikë larg Napolit, por kujdes. Roma është afer me Samdorian e Milanin që po ngjiten.

Drejtuesit po tentojne të godasin në limitet e merkatos. Një emër i ri ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për mesfushorin, Papa Alioune Ndiaye. 27-vjeçari nga Senegali po kërkohet me ngulm nga Stoke, por Interi është futur në valle. Anglezët kanë afruar 15 milionë euro për lojtarin e Gallatasarajt, por siç citon “Sky Sport Uk”, Interi ka shprehur interesin e tij dhe Ndiaye mund të ndërrojë avion. Destinacioni nuk është ishulli, por Milano. Ajo zikaltër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU