Interi largon Europën, Sampdoria e suprizon në shtëpi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A/ Interi nuk arrin të fitojë edhe atëhere kur tre pikët i duhen më shumë se kurrë. Zikalërit janë moshtur ditën e sotme në shtëpi nga Sampdoria me rezultatin 1-2 duke bërë një hap fals të papritur që i rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Ekipi i drejtuar nga Pioli e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa kaloi në avantazh në minutën e 23’-të duke krijuar idenë se do të ishte një shëtitje kjo ndeshje, por nuk rezultoi ashtu.

Kthesa e madhe do të vinte në pjesën e dyte nga Sampdoria që bëri surprizën në “Xhuzepe Meaca”. Fillimisht Shik do të barazonte shifrat në minutën e 50’, ndërsa goditja përfundimtare do të vinte në minutat e fundit.

Në të 85’-ën ishte Fabio Kualjarela që do të përmbyste gjithçka teksa ktheu në gol një 11 metërsh që do të vuloste edhe rezultatin e ndeshjes për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij. Pas kësaj humbje Interi mbetet në vendin e 6-të me 55 pikë, plot 3 më pak se Atalanta e vendit të pestë duke shuar përfundimisht shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.