Interi mendon 3 super goditje në merkato

0
SHPËRNDAJE


Seria A / Revolucion në radhët e Interit. Zikaltër po planifikojnë transferimin e tre emrave të rëndësishëm për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm. Radja Nainggolan, Arda Turan dhe Fabinho, këta janë futbollistët që janë vendosur në qëndër të vëmëndjes, më të cilët kanë nisur dhe kontaktet e para. Pavarësisht se presdienca zikaltër ende nuk ka vendosur se sa do të jetë vlera e buxhetit që do të vihet në dispozicion për merkaton, nisur nga objektivat pritet të jetë e madhe. Mesfushori i Romës Nainggolan është një nga dëshirat. Për belgun pritet një garë e ashpër pasi në ndjekje të tij janë edhe disa skuadra nga Premier League.

Alternativë tjetër për repartin e mesfushës është edhe Fabinho i Monacos. Ende nuk ka asgjë konkrete mes palëve, pasi janë ende në fazën e bisedimeve, por nëse arrihet marrëveshja për të dy këta futbollistë, ateherë Interi do të largojë nga radhët e skuadrës treshen, Kondogbia, Banega dhe Brozovic. Arda Turan nuk po arrin dot të përshtatet me futbollin e Barcelonës, ndoshta për turkun ky është sezoni i tij i fundit me fanellën blaugrana. Vlera e kartonit të tij është 20 milionë Euro, shifër e vogël kjo duke patur parasysh aftësitë që ka futbollisti. Transferimi i Turan në Milano duket një nga më të realizueshmit. Emrat nuk mungojnë, bashkë me ta edhe financat për ti transferuar. Interi i së ardhmes është duke marrë formë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU