“Interi, një Master kampionësh për Rei Manaj”

0
SHPËRNDAJE

Mes lojtarëve të shumtë të rëndësishëm të ardhur tek Interi gjatë merkatos ishte edhe sulmues i Shpresës shqiptare, Rei Manaj. Pikërisht, për këtë zgjedhje të bëra nga ish-lojtari i Kremonezes ka folur agjenti i tij, Alberto Fontana. “Mbroj të drejtat e tij si menaxher prej disa vitesh. Me aq sa e njoh ka një personalitet të jashtëzakonshëm, për një djalosh 18-vjeçar. E dinim që Mancini shihte me sy të mirë për lojtarët e rinj debutues, prandaj zgjodhëm Interin. Pa harruar edhe faktin se klubi zikaltër prej vitesh qëndron në majë përsa i takon sektorit të të rinjve”.

manaji

Për mënyrë sesi po e përjeton Manaj këtë përvojë, Fontana ka vijuar duke treguar: “është entuziast për këtë realitet dhe për eksperiencën që po bën. Bisedoj me të çdo ditë dhe do ta cilësoja pa frikë një lojtatar, që arrin të “vjedhë” çdo ditë në stërvitje veprimet dhe sekretet e kampionëve të mëdhenj me të cilët përgatiet: nga Jovetiç te Ikardi, nga Medel te Guarin. Besoj se për Rein, Interi është sot një kurs i përshpejtuar për të hyrë në futbollin e rëndësishëm. Një master i vërtetë. Për më tepër, të gjithë lojtarët e mëdhenj të skuadrës së Mancinit e mbajnë afër. Duke filluar nga Medel, teksa Rei më dërgon shpesh foto me kilianin. Pra, përveçse një skuadër e fortë, është edhe një grup i madh”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.