Interi pëson humbjen e 4-t radhazi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

epa04870133 Inter Milan's head coach Roberto Mancini during the friendly match between Galatasaray and Inter Milan at Turk Telekom Stadium in Istanbul, Turkey, 02 August 2015.  EPA/SEDAT SUNA

Interi i Roberto Mancinit mesa duket nuk di më të fitojë. Zikaltërit kanë humbur ndeshjen e 4-t radhazi në këto miqësore vere pas humbjeve me Bayern, Real Madrid, dhe Milan ka ardhur edhe humbja me Galatasarayn. Skuadra e Mancinit është mposhtur me rezultatin 1-0 nga turqit të cilët kanë shënuar me anë të ish interistit Wesley Sneijder,asisti u dha nga një tjetër ish lojtar i Interit, gjermani Lukas Podolski. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë e zikaltërve por kjo ishte ndeshja e 4-t rresht që Interi nuk arrin të shënojë dhe ky është një problem që Mancini duhet ta zgjidhë sa më shpejt. Është e vërtetë që janë vetëm miqësore vere por nëqoftëse dita e mirë duket që nga agimi…

Në vijim ju sjellim videon e golit të Wesley Sneijder :

https://www.youtube.com/watch?v=J9bjebP7es4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.