Interi tenton një njohje të vjetër në bankinë

0
SHPËRNDAJE

Interi ka biseduar me trajnerin aktual të Torinos, Sinisa Mihajlovic, por Luciano Spalletti mbetet objektivi i tyre kryesor.
“Zi kaltërit” e shkarkuan Stefano Piolin në fillim të këtij muaji për shkak të rezultateve të dobëta, pasi që tashmë e kishin larguar Frank de Boerin dhe Roberto Mancinin në fillim të sezonit, raporton minuta90.com.

Sipas Sky, Mihajlovic është kontaktuar për bankinën e Interit dhe është në listën e pritjes të ekipit.

Nësë do të ndodhte, do të ishte rikthim tek Inter i Mihajlovic, i cili ka luajtur për Interin dhe më vonë ka qenë asistent i Mancinit në edicionin e tij të parë.

Po ashtu, sezonin e kaluar, Mihajlovic ka qenë trajner i rivalit të qytetit të Interit, Milanit.

Sinisa Mihajlovic

S'KA KOMENTE

Comments are closed.