Intervista e Xhakës, zbulon “gjobën” dhe planet e tij

0
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka

Mesfushori I Kombëtares së Shqipërisë dhe I Bazelit, “luani” Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për “tageswoche.ch rreth disa çështjesh që Xhakës I kanë ndodhur së fundmi, ndëshkimet e marra, “gjobat”, objektivat dhe kontratat në të ardhmen. Taulanti njihet për gjaknxehtësinë e tij në lojë duke u bërë objekt mediatik, por dhe pse ai e ka kuptuar që agrisiviteti stë çon asgjëkundi ai thotë se nuk do ndryshojë asgjë në lojën në fushë. Ai flet për finalen në Europian “France 2016”, për Baselin, e shoqërinë e re që ka krijuar me Renato Stefen. Duket se 25 vjetori I Xhakës do të sjellë ndryshime në jetën profesionale.

1-Bazeli provon gjithmonë të matet me të mëdhatë në Europë…

E kemi treguar vazhdimisht këtë gjë. Më parë e kemi bërë edhe në Champions, ndërkohë që tani ishte Sevija, kampionia në fuqi e Europa

Ligës. Megjithatë, skuadra ka treguar si në kampionat, edhe në Europë, që ka mundësi të mëdha për të ecur përpara.

2-Çfarë mendoni kur shihni videon ku shfaqeni duke i tërhequr flokët lojtarit të Grasshopersit?

Mendova se përse duhet ta bëja diçka të tillë? Pas ndeshjes mund të ndjesh pendesë, mirëpo në ato momente në fushë nuk logjikon shumë, pasi emocionet janë të mëdha dhe tensioni gjithashtu është i lartë. A mund të na e shpjegoni edhe një herë.

3-U bë një faull ku ju nuk kishit asnjë lidhje. Inat personal me Bauer?

Jo, aspak. Madje nuk kam pasur asnjëherë përplasje të rënda me të dhe jemi mirëkuptuar gjithmonë me njëri­tjetrin.

Isha pas tij kur iu bë ndërhyrja dhe ajo që doja të bëja, ishte që t’i thosha të mos e bënte më të madhe sesa ishte. Vetëm kaq, se ai nuk u dëmtua, ndërkohë që po aktronte sikur i kishte ndodhur diçka e madhe.

4-Çfarë ju thanë për atë veprim?

Babai më këshilloi që të qëndroj sa më larg situatave të tilla. Edhe Graniti gjithashtu më foli dhe më tha thuajse të njëjta gjëra. Klubi më ka qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar.

5-Edhe Graniti është gjithashtu emocional…

Në fakt, jemi vëllezër (qesh…). E këshillojmë gjithmonë njëritjetrin kur ndodh diçka e pakëndshme. Gjithashtu, babai ynë është gjithmonë pas nesh për të na mbështetur dhe mbi të gjitha këshilluar.

6-Po drejtuesit çfarë ju thanë?

Trajneri dhe drejtori sportiv më bënë të kuptoj se jam një lojtar i rëndësishëm për ekipin, si dhe duhet të mësoj të sillem më mirë në të tilla situata. Pak e vështirë për ju, që gjendeni shpesh në mes të “turmës”… Gjërat ndryshojnë. Edhe unë duhet ta bëj.

7-Nuk do të shohim më një “luan” në fushë?

Ai është një pseudonim që unë kam dhe që në kuptimin e vërtetë është që të “gjuash” prenë. Megjithatë, në rastin tim, ai epitet merr kuptimin që unë jap gjithçka kam për ekipin në fushën e lojës. Kjo është një gjë që e pëlqen kushdo për lojtarin e tij, madje edhe tifozët.

8-Ju kishit një tjetër zënkë të tillë në fushën e lojës pak muaj më parë. Kur do t’i jepni fund?

Jua thashë që gjërat ndryshojnë dhe unë duhet ta bëj. A ju ndëshkuan drejtuesit? Po (qesh…). Duhet të paguaj një darkë për skuadrën.

9-E kushtueshme…

Po, por e bëj me qejf.

10-Prindërit tuaj erdhën në Zvicër për shkak të luftës për një mundësi më të mirë jetese…

Unë nuk kisha lindur në atë kohë dhe s’më pëlqen shumë që të flas për atë periudhë. Madje as me prindërit nuk e bëj, pasi për të sjell kujtime të hidhura dhe vuajte. Fatmirësisht ne jemi sot këtu.

11-Me kaq shumë nervozizëm që tregoni në fushë, e keni menduar që të konsultoheni me një psikolog?

Kurrë. Kam babanë, vëllanë, miqtë e mi dhe trajnerin apo klubin që më mbështesin dhe më japin këshillat e duhura. Unë jam thjesht një futbollist që bëj maksimumin në çdo ndeshje. Thjesht në disa momente duhet të jem pak më i kujdesshëm, por kur je në fushë është e vështirë që të ndalesh.

12-Në 28 mars do të mbushni 25 vjeç. Mendoni se ka ardhur koha që të shohim një tjetër Taulant në fushë?

Trajneri më ka folur shumë dhe kam mësuar shumë prej tij. Ai më ka dhënë shumë besim dhe më ka treguar se çfarë duhet të bëj gjatë një ndeshjeje. Thjesht tani më duhet t’i them vetes në situata “të nxehta”: Taulant, bëj pas. Kaq!

14-Na tregoni pak për Stefen kur erdhi te Bazeli?

Në fillim ishte e vështirë ta mendoja, pasi u fol shumë pas zënkës që kishim në fushë. Megjithatë, unë e kam thënë gjithmonë që ai është një futbollist i rëndësishëm që do të na ndihmojë shumë dhe këtë e kanë kuptuar edhe tifozët që po e mbështesin. Të dy e kemi lënë pas atë që ndodhi dhe tashmë është një nga lojtarët që ulet përkrah meje në udhëtimet që bëjmë me ekipin dhe kemi marrëdhënie shumë të mira.

15-Ai deklaroi që ju nuk ishit nën kontroll në ato momente…

Pas ndeshjes jam menduar edhe unë dhe ishte diçka që nuk kishte pse të ndodhte. Të dy thamë gjëra jo të hijshme dhe që nuk duheshin thënë. Por jua tregova që tashmë është e kaluar dhe jemi miq.

16-Tifozët e Bazelit janë shumë të lidhur me ju…

Është e vërtetë. Tifozët e duan çdo futbollist që bën maksimumin dhe jep më të mirën në çdo ndeshje. Kjo ndodh edhe pse ju nuk jeni nga ata futbollistët që bëjnë çudira…

Është e vërtetë, nuk bëj asgjë të tillë, madje përpiqem gjithmonë që të bëj gjënë më të thjeshtë të mundshme. Ka të tjerë lojtarë në ekip që dinë t’i bëjnë ato gjëra. Mua më mjafton të luaj saktë sipas detyrave që marr nga trajneri dhe sa më thjesht.

17-Për herë të parë në Europian, dy vëllezër kundër njëritjetrit. Do ta sfidosh Granitin?

Natyrisht që po, pasi të dyve na duhet që të bëjmë detyrën tonë. Është çmenduri ta mendosh që do të jemi kundër njëri­tjetrit, ama pjesëmarrja në një kompeticion të tillë ka qenë një ëndërr që në fëmijëri dhe tashmë është bërë realitet. Unë nuk mund të them që ai është vëllai im dhe do të luaj me 50% të mundësive të mia.

18-Si ka mundësi që nuk zgjodhët Zvicrën siç bëri Graniti?

Nuk ishte vendim kundër Zvicrës, por për Shqipërinë. Në momentin kur erdhi ftesa nga Shqipëria, nuk isha pjesë e Kombëtares së Zvicrës dhe ishte një mundësi për mua që të mund të bëja hapin e duhur dhe që të mund të përballesha me lojtarët më të mirë, apo që të provoja shanset për të marrë pjesë në finalet e një kompeticioni.

19-Kanë ndodhur shumë gjëra, duke kujtuar Beogradin deri në suksesin për në Francë. Tashmë jeni si hero në Shqipëri…

Nuk do të thosha kështu, pasi më parë duhet të biem dakord se çfarë është një hero. Ne bëmë kualifikuese shumë të mira në një nga grupet më të vështira, ku asnjë nuk na llogariste. Madje, as unë s’e mendoja kualifikimin. Pas fitores në Portugali dhe barazimit me Danimarkën, ne kuptuam se gjithçka ishte e mundur.

20-Çfarë mendoni për finalet?

Franca dhe Zvicra janë pa dyshim pretendentët. Mirëpo, gjatë kualifikueseve kuptuam që nuk ka asnjë ekip të pamposhtur. Me Francën luajtëm miqësore dhe fituam, ndërsa Zvicra ka shumë lojtarë cilësorë. Gjithsesi, gjithçka është e mundshme.

21-Po për Zvicrën çfarë mendoni?

Mendoj që do të shkojnë larg, mirëpo uroj që të ndodhë përkrah nesh.

22-Çfarë do të ndodhë me ju?

Kam kontratë deri në 2018­ ën dhe jam gati që të rinovoj.

23-Çfarë keni biseduar me babanë për këtë, i cili është edhe agjenti juaj?

Ai më ka thënë që të bëj zgjedhjen ku ndihem më rehat.

24-Nuk e mendoni të luani jashtë?

Kjo është një dëshirë që çdo futbollist e ka. Nëse do të vinte, do ta mirëprisja më kënaqësi.

25-Graniti është pjesë e ekipeve të rëndësishme dhe fiton shumë më shumë sesa ju…

Edhe unë kam një kontratë shumë të mirë te Bazeli. Në familjen time, nuk jemi mësuar me idenë për të zgjedhur paranë, por pasionin dhe atë që na bën të ndihemi mirë.  

S'KA KOMENTE

Comments are closed.