Intervista / Torassa: Nuk ishte vetëm faji i gjyqtarit por ai ndikoi në rezultat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Pas 1 jave në vendin e parë Partizani dorëzoi sërish kreun e Superiores me atë barazim në Shkodër ndaj Vllaznisë. 2 pikë të humbura në një transfertë të vështirë. Në minutat e fundit të sfidës, Të Kuqtë pretenduan për dy 11-metërsha, fillimisht për një faull të Bicajt ndaj Torassës dhe më pas për një ndërhyrje të gabuar ndaj Boniface. Episodi më flagrant ishte ai i  Agustin Torassës, vetë argjentinasi e pranon se Kridens Meta me vendimet e tij ndikoi në rezultat, por në të njëjtën kohë 28-vjecari tregohet realist dhe e pranon se jo i gjithë faji është i arbitrave.

” Ai barazim mund të peshojë shumë. Deri në fund të kampionatit mbeten edhe 7 ndeshje për tu luajtur, por mendoj se ajo ndaj Vllaznisë ishte një sfidë e rëndësishme për të ruajtur avantazhin ndaj Kukësit. Gjithsesi lufta për titullin kështu do të jetë, e ashpër deri në fund, për fatin tonë të mirë deri tani jemi në garë dhe do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për tu shpallur kampionë. Për mua ishte 100% penallti. E kam parë edhe në televizor atë episod dhe kam bindjen që ishte 11-metërsh, megjithatë arbitri nuk e konsideroi si të tillë ashtu sic nuk pa penalltinë që u shkaktua ndaj Boniface. Gjithsesi më duhet ta pranoj që faji nuk ishte vetëm i gjyqtarit, pasi ne mund të kishm zhvilluar një ndeshje më të mirë edhe pse në fund mbetet gjithmonë pengu që gabimet e arbitrave ndikuan në rezultat”.

Teuta është ndalesa e rradhës për Partizanin në rrugën drejt titullit. Torassa e vlerëson maksimalisht skuadrën e Maganit.

” Për mendimin tim Teuta është një skuadër e fortë, ndoshta ata aktualisht nuk kanë pozicionin që do të dëshironin të kishin në tabelën e klasfikimt, por janë një ekip që duhen vlerësuar sepse mundohen të luajnë edhe një futboll të bukur. Kanë një mbrojtje shumë të fortë dhe mbi të gjitha kanë zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer ndaj Kukësit, pasi edhe në atë sfidë një tjetër gabim i gjyqtarëve bëri që të zhbllokohej  rezultati”.

Mes Kukësit dhe Skënderbeut si rivalin më të fortë në garën për titull, argjentinasi zgjedh verilindorët. Vetëm 1 gol me Partizanin në rreth 1 vit e gjysmë me të Kuqtë është shumë pak për një lojtar si ai edhe fiksimi i vërtetë i Torassës nuk është ta dërrgojë topin në rrjetë.

” Kukësi është një skuadër shumë e fortë kur luan në shtëpi, ndërsa Skënderbeu ka më shumë cilësi brenda.Megjithatë sot klasfikimi thotë që Kukësi është në vendin e parë dhe mendojë që ata janë rivali më i fortë për ne. Unë dua të shpallem kampion me Partizanin, golat janë të mirëpritur por shënoj apo nuk shënoj, fiksimi im më i madh është të fitoj titullin me këtë skuadër”.

Në fund, Torassa nuk nguron të zbulojë edhe të ardhmen.

“Nuk ka mbaruar ende ky kampionat, kam një kontratë deri në vitin 2018 me Partizanin dhe gjithcka është në dorë të klubit. Kur të përfundojë ky sezon do të ulem të bisedoj me presidentin me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Do të shohim cili do të jetë vendimi më i mirë për Partizanin, për klubin dhe për mua dhe me siguri do të arrimë një marrëveshje”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.