Ironitë? Francezët gabohen, e kanë të freskët “drurin tonë”

0
SHPËRNDAJE

KombetarjaRevista e madhe “France Football” na ka ironizuar apo kritikuar ashpër pas ndeshjes ndaj Austrisë. Sigurisht ai takim nuk ishte “fytyra e vërtetë” e kombëtares sonë të futbollit. Për më tepër sa do e madhe dhe prestigjoze të jetë kjo revistë, nuk do të thotë se s’mund të gaboj. Për më tepër kur ata shprehen se kombëtarja e tyre duhet të fitoj patjetër ndaj një ekipi si Shqipëria, duhet të dinë se në futboll s’ka asgjë të sigurtë, për më tepër asnjëherë ndeshja si ngjan ndeshjes. Këto janë gjëra që edhe një fëmijë i njeh në futboll.

lorisGjithsesi, nuk e dimë a i kujtohej francezëve gjatë analizës së tyre “dajaku” në Elbasan Arena? Apo edhe barazimi në Francë? Jo vetëm ata, por e gjithë Europa na sheh si një kombëtare e vogël, e cila mund të “shtyper” kollaj me këmbë. Por sigurisht është një Shqipëri e vogël, por me së bashku me tifozët e mrekullueshëm kuqezi, ka një zemër të madhe, ndaj edhe ata që ironizojnë nuk do ta kenë aspak të lehtë, sidomos pas analizave të tyre që më shumë e nxisin forcën e kombëtares sonë, më shumë i nxitin tifozët tanë të jenë të shumtë në Francë, për t’i treguar atyre se një ndeshje, për më tepër një pjesë e parë e gabuar nuk përkthehet dështim i përhershëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.