Irritohet De Biasi: “Pësojmë gol në budallëkun më minimal”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Tepër i mërzitur dhe i irrituar është shfaqur Gianni De Biasi pas humbjes së pësuar në ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës me rezultatin 1-3. Tekniku kuqezi foli për golat dhe defektet në mbrojtje, teksa për mikrofonat e SuperSport trajneri italian foli edhe mbi gjendjen fizike të Lorik Canës. Ja deklarata e plotë e De Biasit.

De Biasi
De Biasi

Ata me dy gjuajtje na bënë dy gola. Ne pësojmë gol në rastin më minimal. Kjo gjë më mërzit jashtë mase, pasi gjatë gjithë javës punojmë shumë mbi mbrojtjen. Pastaj nuk e di, kemi frikë kur topi është në zonë, ne jemi shumë të frikësuar nuk luajmë topin me qetësi.”

“Është makth të pësosh tre gola me këtë lehtësi, është diçka që më lë një shije të keqe në gojë, Mendoja se ndeshja mund të shkonte ndryshe. Mendoj se në pesën e parë, sipas meje, kemi luajtur më mirë se ata, kishim më shumë raste”


“Cana nuk është në 100% të kondicionit fizik, kjo është paksa shqetësuese. Por mungojnë disa ditë nga ndeshja e parë dhe kemi mundësi të rikuperojmë për një gjendje më të pranueshme. Ka një problem në qafë që e kishte qe para ndeshjes dhe ajo goditje i’a përkeqësoi më shumë”
,-tha De Biasi për SuperSport pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.