Ish futbollisti i Kombëtares kuqezi pranon ftesën e Kosovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

265_17480458_fidan-aliti-5Vitin e kaluar fitoi Kupën e Moldavisë ndërsa më parë luante në Zvicër. Për Fidan Alitin, karriera e të cilit ka pasur jo pak ulje-ngritje, Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë një ëndërr që për një farë kohe e realizoi, madje veshi fanellën e ekipit A duke parakaluar lojtarë të cilët e meritonin edhe më tepër se ai.

Por ishte vizioni dhe dëshira për të promovuar talentin e ri në moshë nga Presheva i cili sot vesh fanellën e klubit Slaven Belupo të Kroacisë, ajo që bëri që stafi i Kombëtares kuqezi ti besojë mbrojtësit Aliti.

E megjithatë duhet pranuar se kohët e fundit, forma e tij ka qenë larg standarteve të pritura për të merituar përsëri fanellën e Kombëtares dhe këtu ka përfituar përsëri trajneri Bunjaki që e ka thirrur te Kosova, ftesë të cilën Aliti e ka pranuar sic thote edhe vetë, në mirëkuptim edhe me FSHF-në.

Mirë apo keq, tradhëti apo jo, ja lëmë lexuesve ta gjykojnë. Gjithsesi 23 vjecari pret së shpejti të marrë pasaportën kosovare dhe ti bashkohet ngjyrave të kaltërta të drejtuara nga Albert Bunjaki.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.