Ish kapiteni i korçarëve merr detyrë të rëndësishme në kombëtare

0
SHPËRNDAJE
loading...


U17 / Bledi Shkëmbi merr detyrën e tij të re pas lënies së futbollit. Ish – kapiteni i Skënderbeut është emëruar ditën e sotme zv.trajner i ekipit Kombëtar U17.

Shkëmbi do të jetë zëvëndësi i Chemal Mustedanagiç te kuqezinjtë e vegjël, teksa duket qartë edhe interesimi i madh që lojtëri ka për të vazhduar karrierën si trajner:

“Është një ëndërr, diçka shumë e rëndësishme për mua. Jam i kënaqur sepse edhe vetë e kam filluar futbollin në këto mosha, duke veshur fanellën e kombëtares. Patjetër që duhet të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që më dha mundësinë, por edhe trajnerin Mustedanagiç, që më pranoi në stafin e tij”, tha Bledi Shkëmbi, zv.trajner i Kombëtares U17, i intervistuar nga Top Channel.

Bledi Shkëmbi ka mendimin se do të ketë një karrierë të mirë, ashtu si futbollist: “Kështu e kam nisur edhe si futbollist, nga moshat e deri te të rriturit, nëpër ndeshje kam hyrë gjithmonë si ushtar dhe pas tyre kam dalë gjeneral. Në fillim duhet të bëjmë maksimumin, e ta tregojmë këtë me rezultate, pastaj mendoj se ndoshta nuk do të jetë më e nevojshme që të vijnë shumë trajnerë të huaj në Shqipëri”.

Lacio nuk do jetë eksperienca e vetme jashtë vendit: “Shkova për një javë te Lacio për të ndjekur stërvitjet e atij ekipi. Do të vazhdoj ta bëj këtë gjë për të fituar eksperiencë edhe në ekipe të tjera. Në Itali kam mundësi ndoshta të shkoj edhe te Fiorentina”, deklaron zv.trajneri i ri i U17-s.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.