Ish-kapiteni i përgjigjet Agostinelit: More zotëri, a ke by….. për Partizanin?!!!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri Andrea Agostineli ka shpërthyer para pak ditësh, në një konferencë shtypi, ku e ka paraqitur veten si të sulmuar nga të gjitha anët. Të justifikosh mungesën e rezultateve në këtë mënyrë, është më së paku mungesë profesionalizmi. Të thuash që i jep llogari vetëm presidentit Demi, e bën bashkëfajtor këtë të fundit, ndërkohë që injoron indirekt tifozët e kuq. Nëse ka diçka për t’u vlerësuar te 15 herë kampionët e vendit në 23 vitet e fundit, ata janë tifozët, që nuk e braktisën skuadrën e tyre të zemrës as kur luante në Kategorinë e Dytë.Ocelli-Agostineli

Nëse Agostineli nuk do t’ia dijë për “lojtarin e 12-të”, por vetëm për atë që i jep rrogën, duhet ta mësojë se Partizani është shumë e shumë herë më tepër se ai dhe Demi. Për t’ia mësuar këtë gjë, në fakt, tifozët e Partizanit duhet të kishin reaguar si ata të Lacios, meqë Agostineli vjen nga ajo “familje”. Nëse gjithçka ka kaluar në heshtje, pavarësisht se deklarata e tij tejkalonte caqet, ka dalë dikush, që i ka treguar edhe anën tjetër të medaljes trajnerit italian të Partizanit.

Andrea Agostinelli
Andrea Agostinelli

Ai është një ish-kapiten i kësaj skuadre, Adnan Ocelli. Përmes një statusi në Facebook, ai i ka kujtuar italianit të stolit të kuq: “Agostinelli nuk duron? Po pse Partizani dhe partizanasit duhet të durojnë? Duke lexuar mendimet e tij në një nga mediat elektronike, marr shkas të shkruaj: Lidhur me reagimin ndaj tij, duke ditur karrierën në Itali, ai e di shumë mirë se si funksionojnë gjërat në futboll. Mediat janë oponenca e tij. Lidhur me objektivin, i kujtoj: Të luftosh për titull është tjetër gjë të thuash… edhe për titull. Janë të ndryshme.

E para justifikon, e dyta të zbulon gabimet. Agostineli thotë se “mbusha shkallët me tifozë”. I kujtoj se ata nuk i solle ti, por i gjete kudo, si në stërvitje, edhe në stadium.

Tani e pranon që nuk e njihte mirë kampionatin shqiptar, por kur erdhi dhe u prezantua tha ndryshe, ishe njohës i mirë i tij. Na zbulove se nuk ka më lojtarë të paprekshëm dhe paske përmirësuar sjelljen. Praktikat tregojnë se lojtarët liderë nuk preken dhe nuk mundesh pa to.

Ekipi i Partizanit
Ekipi i Partizanit

Dhe s’po bëjmë orë edukate, po flasim për futboll. Thua se po të bëhej penalltia me Skënderbeun, do flisnim ndryshe. Kjo është njësoj si ajo shprehja popullore: Po të kishte halla k….e! Pra, tregon se nuk je profesionist. Mburresh se nuk ke humbur asnjë ndeshje. Po, vërtet s’ke humbur, por edhe s’ke fituar. Me sistemin trepikësh, me matematikë, është më mirë një humbje dhe një fitore, se sa tri barazime. Tifozët e Partizanit kanë 23 vite që presin titullin, Agostineli thotë se i jep llogari veç presidentit Agostineli thotë se i përgjigjet vetëm presidentit. Krejtësisht amator!

Që këtu ka vendosur hendek me ekipin dhe tifozët, edhe pse ka shumë detyrime ndaj tyre. Na kujton se paska një projekt dhe pritka ndeshjen në Korçë… Pse, Skënderbeu mendon për të? Mbas Tërbunit zbulon se duhej t’i dënonte lojtarët. Hahahaha! I paafati dënon, profesionisti korrigjon. Nuk e di, por po të pyes unë, more zotëri: A ke ti bythë për Partizanin?!!!”

/Telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.