Ish kapiteni: Kjo skuadër do të fitojë Champion League

0
SHPËRNDAJE

pyjolCarles Puyol beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka thënë se katalanasit mund ta fitojnë titullin e dytë rresht të Ligës së Kampionëve.
“Nëse ka ndonjë ekip me kapacitet për t’i fituar dy Liga të Kampionëve radhazi, ai është Barcelona”, deklaroi spanjolli, për Mundo Deportivo.
Puyol i ka fituar tre  Champions League  me Barçën, në vitet 2006, 2009 dhe 2011.
Katalanasit e fituan Championsin e pestë në histori të klubit vitin e kaluar, ndërsa këtë edicion janë kualifikuar në çerekfinale, ku do të ndeshen me Atleticon e  Madridit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.