Ish lojtari: Dinamo na toleroi që të mos binim nga kategoria

0
SHPËRNDAJE


Histori Futbolli/ Luan Sengla, ish-lojtari i Tiranës, pranon se Dinamo në qershorin e vitit 1974 ua la ndeshjen, në mënyrë që bardheblutë të shpëtonin prej rënies nga kategoria dhe skuadra që e pësoi ishte Luftëtari.

Sengla ka konfirmuar ato që Farruk Sejdini kishte thënë një ditë më parë, teksa deklaron:

“Të jem i sinqertë, unë dhe shokët e mi e dinim që përpara ndeshjes se Dinamo do na toleronte, pasi ne rrezikonim rënien nga kategoria. Farruku ka të drejtë”.

“Ka qenë më shumë një pakt mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Pastaj, dihet që ne lojtarët e Tiranës kemi pasur marrëdhënie më të mirë me Dinamon, se sa me Partizanin. Ishte një ndeshje e destinuar për t’u lënë nga Dinamo”.

“Ato tri pikë na bënë shumë punë, pasi na mbajtën në kategori. Luftëtari ra direkt, ndërsa ne luajtëm një ndeshje shtesë me Apoloninë, ku diskutohej kush do mbijetonte. Në ndeshjen e parë barazuam në Fier 0-0, ndërsa në të dytën në Tiranë fituam 2-0”, thotë ndër të tjera Sengla në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.