Ish lojtari i kombëtares, tashmë trajner në Gjermani

0
SHPËRNDAJE

fatmir-vata

Vetëm gjashtë vjet pasi vari këpucët në gozhdë, Fatmir Vata kthehet pranë pasionit të tij, futbollit.

44-vjeçari i lindur në Rrëshen dhe që ka luajtur në Bundesligë me Arminia Bielefield, do të nisë zyrtarisht karriërën si trajner. Ish-mesfushori i Kombëtares do të emerohet në muajin Qershor në krye të stolit të FC Gutersloh, skuadër e Oberliga Westfalen, që është edhe kategoria e pestë e sistemit gjerman të futbollit.

Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin e larguar, Heiko Bonan. Fatmir Vata gjeti akordin parimor për të bashkëpunuar me klubin, me presidentin Andre Niermann. Sipas mediave gjermane, firma ne kontratë është vetëm çështje orësh. Përveçse të krijojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm, misioni i ish-mesfushorit është që të ndihmojë në riorganizimin e klubit, duke ndihmuar në zhillimin e ekipeve të Akademisë dhe të Skuadrës B të FC Gutersloh.

Vata ndoqi ndeshjen ku skuadra e tij e re fitoi përballë TSV Marl-Huls. Ai ishte në praninë e Marc Hunt, që pritet të jetë zv.trajneri i ri i skuadrës nga krahina e Vestfalise. Me afrimin e shqiptarit, presidenti Niermann vendosi në praktikë idenë për të afruar në skuadër ish-futbollistë profesionistë. Fatmir Vata mbrojti për shtatë vjet ngjyrat e Arminias, klub me të cilin për gjashtë sezone ka luajtur në elitën e futbollit gjerman, ndërsa numëron edhe 17 ndeshje me Kombëtaren kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.