Ish lojtari i Kukësit firmos me AEL FC

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Albi Alla është transferuar në Greqi dhe ka firmosur me skuadrën greke të AEL FC, skuadër  kjo e Larisës. Qendërmbrojtësi ka nënshkruar për tre vite me skuadrën greke dhe lajmi është zyrtar, pasi është komunikuar nga ana e klubit të AEL-it nëpërmjet uebsajtit zyrtar.

Alla ishte pjesë e Kukësit sezonin e shkuar, duke u shpallur kampion në Superiore, ndërkohë që rikthehet sërish në Greqi, aty ku më parë ka qenë pjesë e Ergotelis.

Fillimisht qendërmbrojtësi erdhi te Skënderbeu, që e huazoi atë te Bylisi, ndërsa më pas iu bashkua Kukësit. Me verilindorët nuk u nda mirë, pasi ata pretendonin se Alla ishte nën kontratë, ndryshe nga se pretendonte mbrojtësi, që tashmë ka nënshkruar me një tjetër ekip dhe mbetet për t’u parë reagimi i klubit të Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.