Ish lojtari pranë rikthimit tek Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Pas shumë viteve “emigrim” duket se ka ardhur koha që Gilman Lika të rikthehet në shtëpinë e tij në Shkodër. Mesfushori që luan prej disa sezonesh te Tirana tashmë është drejt një rikthimi te Vllaznia, ku duket se aventura e tij me bardheblutë është e përfunduar.

Vetë Lika është shprehur për “Sport Ekspres” se Vllaznia është zgjedhja e tij e parë për të vijuar karrierën dhe se është i gatshëm të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit për të biseduar rreth kësaj çështje për rikthimin e tij në Shkodër.

“Unë në Shkodër jam, madje një pjesë të mirë të ditës e kaloj në shëtitje me familjen, në pedonale dhe në pikat turistike të Liqenit të Shkodrës, por deri tani nuk më ka takuar dhe telefonuar askush nga Vllaznia”, – thotë Lika, duke shtuar më tej se nuk është aspak sekret se ai e dëshiron Vllazninë. Nëse drejtuesit e saj e shikojnë të arsyeshme sa mesfushori u shërben kuqebluve: “Jam i gatshëm të ulem në bisedime për të gjetur gjuhën e përbashkët, për vazhdimin e karrierës sportive në Shkodër. Vllaznia mbetet zgjedhja e parë për mua”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.