Ish-mbrojtësi Dabulla: Edhe fitorja e Kupës nuk e lan turpin

0
SHPËRNDAJE
loading...


Tirana / Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, mendon se as fitorja e Kupës nuk do të mjaftonte për ta quajtur sezonin të suksesshëm. Dabulla shprehet se në kohën e tij, ishte sukses vetëm fitimi i titullit kampion
A mjafton një Kupë e Shqipërisë pas kësaj që ndodhi?
Rreth 200 000 euro dhe pjesëmarrja në Europë nuk janë pak, veçse për një lojtar të një brezi të madh, kjo as nuk mund të llogaritet.
Rezart Dabulla, futbollisti I formuar e i ardhur nga Lushnja, pastaj i kthyer në një nga idhujt e tifozëve bardheblu, tregon sesi ishte mësuar Tirana.

Në kohën tonë edhe kur fitoje kupën dhe jo kampionatin, quhej turp.
Çdo njeri që e do Tiranën ka një pyetje: A do të arrijë të reagojë shpejt klubi dhe të rikthehet në elitë?
Bomba e madhe plasi, shpresojmë, por ky ishte turp.

Cili ishte shkaku kryesor për Dabullën që Tirana ra nga kategoria?
Gjithsesi, ish-mbrojtësi i qendrës gjykon se Tirana u dëmtua shumë nga shitblerjet e gabuara në verë, largimi i lojtarëve në dhjetor, dhe bllokimi I transferimeve nga FIFA në janar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU