Ish-portieri polak i Partizanit: Nuk e dimë kush është Kukësi!

0
SHPËRNDAJE

Przemyslaw-Norko
Przemyslaw Norko

Në vitin 2005-06 ka luajtur për pak kohë në Shqipëri Przemysaw Norko, portieri polak që ka mbrojtur portën e Partizanit për 16 ndeshje. Kur e kane pyetur për Kukësin ai ka ngritur supet.

“Kukësi? Kur kam luajtur unë në Shqipëri nuk ka patur fare Kukës,” – kështu shprehet polaku i vetëm që ka luajtur deri më tani në kampionatin shqiptar.

Në fakt në kohën e portierit Norko, Kukësi mbante ende emrin Përparimi dhe duke qenë se endej nëpër kategoritë e ulëta, nuk mund të fajësohet që nuk e ka dëgjuar më parë. Por ja që Kukësi u ngrit nga hiçi duke kaluar nga Kategoria e Dytë në të Parën e nga aty në Superiore.

Në tre vjet në elitë është shpallur tre herë nënkampion dhe dy herë finalist i kupës, si dhe përshkrues i katër tureve në Europë si asnjë ekip tjetër shqiptar. Një rast ndoshta botëror ky! Tashmë edhe polakët do të kenë rastin të njihen me Kukësin e sotëm siç bënë ukrainasit e Metalurh Donetsk dy vjet më parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.