Ish presidenti i Korabit tregon arsyet e largimit

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Fehmi Mëziu ka treguar më në fund arsyet se përse u largua nga drejtimi i skuadrës së Korabit. Ish presidenti i klubit dibran përmes një komunikate zyrtare ka folur në lidhje me largimin e tij nga posti, por jo nga Korabi. Ja deklarata e tij:

KOMUNIKATE ZYRTARE NGA Z. FEHMI MEZIU:

“- E kam ndihmuar KS Korabin qe nga viti 2006 e mbrapa, jo vetem ekipin e futbollit por edhe te mundjes, Volejbollit, Basketbollit etj. Sidomos ne tre vitet e fundit kam investuar shuma te medha per te ngjitur Korabin ne kategorite me prestigjoze dhe kerkuam te kapim superligen.

– Ndeshja me Kamzen tregoi qe Meziu nuk bleu ndeshje dhe arbitra qe erdhi ne vendin e pare, por kjo ndeshje tregoi qe Korabi nuk ka aleat dhe arbitra dhe as mbeshtetje, pervec tifozerise. Sot iki me koken larte se jam shume i paster dhe nuk i kam borxh askujt. Kontributi im deri me sot ka qene pa asnje perfitim nga askush. Jam krenar qe Korabin e futem ne histori me kete tifozeri te mrekullueshme.

– Arsyeja e dorheqjes eshte prishja e bashkpunimit me donatoret dhe mos realizimi i objektivit ne drejtim te ekipit. Per ndeshjen me Kamzen, Dibra ti veje para pergjegjesise, te pafytyret qe abuzuan dhe na ulen koken. Ju siguroj qe kete ceshtje do ta coj edhe me tej per te gjetur fajtoret e vertet. Te shohim ne vazhdim nese do te kete njeri me ambicioz se une per te ngritur ekipin e Korabit, pasi ndertova nje peme me fruta te shendetshem.

– Une largohem nga posti i presidences por jo nga ekipi. Do te jeme ne shkallet e stadiumit sebashku me tifozerine e mrekullueshme qe kemi. I uroj Korabit te arrije majat e futbollit Shqipetar.”

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.