Ish-presidenti Massimo Moratti: Interi ka rilindur, ky ekip është ndryshe nga ai i sezonit të kaluar

0
SHPËRNDAJE


Ish-presidenti Massimo Moratti sot ka folur për herë të parë për punën e bërë nga Interi i ri i trajnerit Luciano Spalletti.

Ata janë takuar pasditen e sotme dhe duket se Moratti ka mbetur i kënaqur nga ajo që trajneri i ri zikaltër i ka thënë: “Një takim i përzemërt dhe e kam përgëzuar trajnerin për mënyrën se si po luan Interi i tij. Një skuadër që ka rilindur, është ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar. Uroj të shkojë sa më larg këtë sezon të ri që po vjen, unë jam i bindur se do të arrijë rezultate”, u shpreh Massimo Moratti.

Interi ndodhet në Singapor, ku po përgatitet për ndeshjen e nesërme ndaj Chelsea të Antonio Conte, ndërkohë që përveçse në fushë skuadra është duke punuar edhe në merkato, për të sjellë lojtarët e duhur nën urdhërat e trajnerit Spalletti.

“Morattit po i pëlqen skuadra e re dhe kjo na motivon, pasi ai është një njeri që e njeh shpirtin e këtij klubi, një njeri që ka qenë gjithnjë pjesë e këtij ekipi. Ne shpresojmë që të kënaqim atë dhe tifozët tanë, që presin rezultate në fushë”, tha drejtori sportiv Valter Sabatini, që ka udhëtuar për në Milano, për të përfunduar disa bisedime në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.