Ish-sulmuesi i Manchester City përleshet me rojet e sigurisë (Video)

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Costa Ricës U23, Paulo Wanchope u bë protagonist i një ngjarje aspak të mirë në ndeshjen që ekipi i tij luajti përballë ekipit të Panamasë U23. Në përfundim të ndeshjes ish-sulmuesi i Manchester City doli në fushë dhe kërkoi shpjegime nga arbitrat për disa vendime të dhëna prej tij, por është ndaluar nga rojet e sigurisë që po shoqëronin arbitrin të dilte nga fusha. Në këtë moment ka ndodhur një përleshje midis Wanchope dhe njërit prej rojeve të sigurisë. Situata ka degjeneruar aq shumë, sa të dy kanë shkëmbyer edhe grushte mes tyre.

Ja video e plotë e ngjarjes
https://youtu.be/mF5kMS0Mom0

S'KA KOMENTE

Comments are closed.