Ish sulmuesi i Teutës, ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës

0
SHPËRNDAJE

kosova-1-650x358

Është ndihmësi i përzgjedhësit, Albert Bunjaku, Muharem Sahiti, ai i cili e ka konfirmuar lajmin.
Sipas Sahitit, Muriqi që aktivizohet me Giresunsporin (ka realizuar 16 gola), ka qenë në listë për t’u ftuar që në këtë muaj, por një gjë e tillë ishte e pamundur pasi që Kosova nuk gjeti kundërshtar për miqësore.
“Vedat Muriqin e kemi përcjellur tash e një kohë dhe i dimë shumë mirë aftësitë e tij pasi që edhe më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses dhe gjithashtu ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit. Ka qenë në listë për miqësoren e marsit, por që nuk gjetëm kundërshtar”, ka thënë Muharrem Sahiti për emisionin ‘Koha Shtesë’ në ‘Supersport Kosova’.
Muriqi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit.

Muriqi është 21-vjeçar  ka edhe disa paraqitje me Kombëtares Shqiptare U-21. Kohë më parë është thënë se ai mund të ftohet edhe nga Kombëtarja e Turqisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.