Ish trajneri i Interit prezantohet në Angli

0
SHPËRNDAJE


Frank De Bur do të nisë një aventurë të re si trajner, pasi sot është zyrtarizuar në krye të skuadrës angleze, Kristal Palas.

47-vjeçari ka qenë në krye të Ajaksit për gjashtë vite në kampionatin holandez, ndërsa këtë sezon ishte për pak kohë trajner i Interit. Te skuadra italiane nuk i eci dhe tanimë do kërkojë të tregojë vlerat e tij te Kristal Palas.

“Jam entuziast për emërimin si trajner i Kristal Palas. Është një nder i madh i madh për mua të jem në këtë klub historik dhe mjaft të njohur në të gjithë botën”, tha ndër të tjera De Bur në prezantim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.