Ish trajneri i Interit refuzon ofertën nga Premier Liga

0
SHPËRNDAJE


Frank De Boer “pa punë” që nga nëntori.
Pas largimit nga Interi, nuk janë të pakta ofertata në drejtim të Frank De Boer, më së shumti nga klube të Premier League. Një prej skuadrave të interesuara është edhe Swansea, që është në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Bob Bradley.

Edhe pse objektivi kryesor i drejtuesve anglez është trajneri i Uellsit, Chris Coleman, klubi ka kontaktuar edhe teknikun holandez, i cili është i lirë që prej muajit Nëntor. Megjithatë përgjigja e 46-vjeçarit ka qenë negative. Mesa duket De Boer nuk dëshiron të nxitohet për të marrë vendimin se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.