Ish-trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri tashmë kalon në Zvicër

0
SHPËRNDAJE


Ish-trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri, është emëruar sot në pankinën e një skuadre të kampionatit zviceran, Kiasos. Klubi i cili mban vendin e fundit në Challenge League, kategorinë e dytë zvicerane, shkarkoi trajnerin Xhiuzepe Shenca dhe i besoi këtë post Rainerit.

54-vjeçari ishte pa skuadër që kur u largua nga Vllaznia, në marsin e vitit 2015, ndonëse në të kaluarën kishte drejtuar ekipe të njohura në Zvicër si Belinzona.
Raineri kujtohet në Shqipëri jo vetëm për drejtimin e Vllaznisë, por edhe për polemikat ndaj trajnerit të përfaqësueses De Biazi dhe ndihmësit të tij Tramexani. Gjatë Europianit ai paralajmëroi se grumbullimi dhe aktivizimi i Veselit kishte qenë pjesë e një marrëveshje për të marrë drejtimin e klubit të Luganos nga Tramexani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU