Ishte koha kur Mavraj festonte me birrë sukseset në Gjermani (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageMergim Mavraj ka ngritur në këmbë opinionin mbarë kombëtarë me reagimin e tij duke refuzuar të vesh fanellën e Kombëtares në të cilën gjendej sponsori ‘Birra e Pejës’.

Deri në këtë pikë, gjërat ishin në kuadër të normales, pasi që edhe lojtarë të njohur që i përkasin fesë myslimane në të kaluarën kanë refuzuar të mbajnë pije alkoolike, e cila është e ndaluar me këtë fe.

Ajo që ngjalli debat të madh, është një postim i mbrojtësit 29 vjeçar, i cili thotë se nuk i bën reklamë haramit (birrës), duke u sqaruar se pse nuk e mban veshur fanellën e Kombëtares, me ‘Birrën e Pejës’ sponsor.

“Hallallin se bëjmë haram. Haramit si bëjmë reklamë”, ishte postimi i Mergim Mavrajt në llogarinë e tij në Facebook , shkruan Indeksonline.

Por nëse kthehemi pak në kohë, saktësisht në vitin 2012, Mergim Mavraj ka festuar me birrë inkuadrimin Greuther Furth (ish skuadrës së tij) në Bundesligë.

Furthi pati siguruar për herë të parë hyrjen në elitën e futbollit gjerman, derisa futbollistët e kësaj skuadre që patën dorë në këtë sukses, bën festë të madhe si në stadium ashtu edhe në rrugët e qytetit.

Në një video që gjendet në ‘Youtube’, shihet Mergim Mavraj me një shishe birrë në dorë duke festuar, ku me birrë lag bashkëlojtarin e tij. Festën e Mavrajt me birrë mund ta shikoni në videon e mëposhtme tek minuta e shtatë/Indeksonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.