Islanda “zbyth” Anglinë pa referendum

0
SHPËRNDAJE

islandaIslanda i befason të gjithë, jo vetëm Anglinë,e cila është mësuar ta lërë edhe më shpejt Europianin në raste të tjera.

Edhe pse gjenden në disavantazh pas golit të Runit me penallti në minutën e 4-t, Island aka forca, madje i barazon anglezët ‘dorë për dorë’: Sigurdson, minuta e 6-të, shënon dhe vendos baraspeshën.

Por Islanda nuk u ndal me kaq, pasi Sigthorson në minutën e 18-të përbys gjithçka: 1 – 2 për Islandën.

Anglia përpiqet, por Islanda deri në fund ruan me fanatizëm rezultatin, por tenton edhe të befasojë, dhe i afrohet golit edhe në raste të tjera, por ndeshja nuk ofron më gola të tjerë.

Tashmë Islanda e ka fituar Europianin e vet: Është tashmë në çerekfinale, dhe aty do ndeshet me vendasit e Francës, në një ndeshje ku ata do kërkojnë sërish surprizën, për të përfaqësuar ‘të vegjlit’ në këtë kompeticion madhor të futbollit europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.