Ismail Morina…

0
SHPËRNDAJE

ballistAi njihet si autori i ngritjes së dronit, mbi të cilin kishte varur një flamur të Shqipërisë së Madhe, gjatë një ndeshje në Serbi. Ismail Morina ka ndihmuar, pra, në mënyrë indirekte, për kualifikimin e vendit të tij në “Euro 2016”. Ne e kemi gjetur atë në fshatin ku jeton dhe ndodhet në arrest shtëpiak. Historia e tij fillon si në një roman të John Le Carré. Ne kishim lënë një takim, natën vonë, në një hotel të Tiranës, vetëm pak hapa larg nga “Sheshi Skënderbej”, por nuk mundi të vinte, sepse ka kamera survejimi, na sqaroi pikëkontakti ynë. Ismail Morina, piloti i dronit me flamur të Shqipërisë së Madhe, në mesin e takimit Serbia-Shqipëri, më 14 tetor 2014, nuk do të vijë, na tha shoqëruesi që kishim me vet. As të nesërmen në mëngjes, siç i kishte premtuar. Kërkojmë t’i shkojmë në shtëpi, por e kemi të vështirë të mësojmë nëse ndodhet në kufi me Kosovën, apo diku pranë Milanos, Itali, ku ai jetonte vitet e fundit me gruan e tij dhe dy fëmijët. U nisëm drejt fshatit të familjes së tij, në afërsi të Kukësit, një qytet verior i Shqipërisë. Me orientimin pa cak, se Ballist Morina ndodhej kudo dhe askund. Plotësisht paranojak për disa, “kërcënimi me vdekje” merrej seriozisht nga të tjerët. Një shpërblim prej 1 milion dollarësh thuhet se janë vënë në dispozicion për kokën e tij nga një biznesmen serb, që jeton në Çikago. Më në fund ishte shoku i tij, Admir Sinamati, një mjek në Institutin e Mjekësisë Tiranë, i shoqëruar nga vëllai i tij dhe Jakup Bulica, një inxhinier, që mundësoi të takohemi gjatë me të në një kafe. Ndoshta për të siguruar që miku i tyre është i sigurt. Atëherë, drita e gjelbër u hap në drejtim të veriut, me një “4×4”, një makinë klasike që duhej të ecte mbi gunga, në male e shtigje. Pas një orë e gjysmë në të ashtuquajturën “Rruga e Kombit”, vetëm pak pa hyrë në Kukës, Admiri merr një kthesë të fortë, në të majtë. Asnjë shenjë, asnjë plan, një izolim total, çka i kishte detyruar vendasit, shkolla e të cilëve ishte e braktisur, për të bërë furnizimin me ushqime për tërë sezonin, sepse dimri është i ashpër në këto anë. Fshati i parë, Shtanë, me një xhami, disa shtëpi të rrethuara me gardhe… (Reportazhin e plotë do ta publikojmë sapo “L’Equipe” ta botojë në versionin e vet online)

© telesport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.