Itali/ Hysaj debutim i plotë me Napolin

0
SHPËRNDAJE

SASSUOLO-NAPOLI5-743x533
Napoli para ndeshjes ndaj Sassuolo

Ka humbur në javën e parë në serie A edhe Napoli 2-1 në fushën e Sassuolos edhe pse kaloi i pari në avantazh me Marek Hamsik, duke ndjekur kështu fatin e humbësve me emër të madh si Juventus e Milan. Megjithatë ajo që na intereson me shumë është që mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit në debutimin e tij në kampionat me Napolin, ndërsa golat e kundërshtarëve erdhën të dy nga krahu i Christian Maggios.

Sidoqoftë Hysaj nuk ka dalë krejt “i palagur” nga kjo humbje duke u kritikuar së bashku me pjesën të mbrojtjes napoletane pasi sulmuesit Floro Flores dhe Berardi i vunë gjatë gjithë kohës në vështirësi. Dy golat nga Sassuolo u shënuan nga Floro Flores dhe Sansone. Në javën e ardhshme Napoli pret Sampdorian ndërsa Sassuolo udhëton për në Bologna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.