Itali/ Modena i jep fund “jetës” pas 105-vitesh histori

0
SHPËRNDAJE

Edhe një klub tjetër italian kaloi në histori. Modena, dikur pjesëtare e Serisë A, shpalli falimentimin e saj, duke rrumbullakosur 105 vitet të ekzistencës së saj. Të dielën, futbollistët e Modenës nuk shkuan që të ndesheshin me ekipin Santakanxhelo në kuadrin e Serisë C dhe, duke qenë se ky ekip nuk u paraqit në fushë, u mor vendimi për skualifikimin e tij. Kështu, u shuajt edhe një klub tjetër italian. Gjatë viteve të kaluar, disa klube italianë i dhanë fund ekzistencës së vet, midis tyre edhe Parma që, në fakt, në fund, bëri si bëri dhe u kthye.

Klubi i Modenës është krijuar, më 1912. Ky ekip ka luajtur 13 sezone në shoqërinë e ekipeve më të mirë dhe, për herë të fundit, ka qenë në Serinë A në sezonin 2003/04.

Funerali i Modenas

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU