Itali – Shqipëri, ja sa kushtojnë biletat

0
SHPËRNDAJE

Renzo Barbera

Nga e hëna do të shiten biletat për ndeshjen Itali – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Federata Italiane e Futbollit publikoi njoftimin sëbashku me çmimet për secilën tribunë, për përballjen e 24 Marsit.

Përkrahësit kuqezi kanë në dispozicion pak më shumë se 2 mijë vende në tribunën jugore të stadiumit “Renzo Barbera” të Palermos. 12 euro kushton një biletë në këtë sektor dhe mund të sigurohet në qindra pika në të gjithë Italinë dhe online.
Ndeshja kualifikuese e radhës për skuadrën e Gianni De Biasi do të luhet në një arenë 36 mijë vendëshe, ku natyrisht pritet të ketë edhe të tjerë shqiptarë në tribunat e ndryshme të stadiumit, që zotërojnë një dokument italian.
Bileta më e shtrenjtë përë këtë sfidë është 60 euro. Ndeshja me Italinë është tepër e rëndësishme për ecurinë e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.