Itali/ Vajushi titullar në miqësore me Chievo

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lajme të mira për Armando Vajushin, të paktën dje (të dielën) teksa e nisi lojen si titullar në miqësoren mes Chievo dhe ekipit amator Top-22. Takimi përfundoi me rezultatin e thellë 6-0. Vajushi luajti në pjesën e parë ndërsa në të dytën u ndërrua i gjithë ekipi për ti lënë vendin pjesës tjetër të ekipit për tu provuar. Për tu përmendur në këtë takim ishte që goli i gjashtë u shënua nga shqiptari Përparim Hetemaj që përfaqëson kombëtaren finlandeze. Që kur u transferua në shkurt të vitit 2015, Armando Vajushi ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrën italiane Chievo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.