Italia bind skeptikët, mposht pastër Belgjikën e yjeve

0
SHPËRNDAJE

imageEuro 2016/ Italia ka arritur të bëjë një surprizë të këndëshme dhe mjaft bukur në ndeshjen e parë të tyre në këtë Europian. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte mposhti pastër Belgjikën me rezultatin 2-0 duke treguar edhe njëherë se fanella e tyre vlen shumë.

Nga një gol për çdo pjesë të shënuar nga Giaccherini dhe Graziano Pelle, “axurrët” fluturojnë në krye të Grupit E me 3 pikë duke treguar se mbetet aty si një specialiste në të tilla raste.

Italia duke festuar një nga golat
Italia duke festuar një nga golat

Ndërkohë Belgjika e shumë yjeve ishte e pafuqishme ndaj forcës së grupit të lojtarëve italianë duke mos arritur të gjejnë dot rrugën e golit për të marrë qoftë edhe një barazim. Ndeshja tjetër e Grupit E mes Suedisë dhe Irlandës u mbyll me shifrat 1-1.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.