Italia merr kreun me fitore pa “shkëlqim”. Islanda e kualifikuara e rradhës

0
SHPËRNDAJE

Itali – Bullgari 1-0

Shënues: De Rosi 7′ (11-m)
image
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka marrë një fitore mjaft të vuajtur përballë ekipit të Bullgarisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Barbera”. Ka mjaftuar një gol në minutat e para i shënuar nga De Rosi që ktheu në gol një 11-metërsh. Pjesa e mbetur e ndeshjes ka qënë mjaft e vakët, me të dyja ekipet që nuk zhvillojnë një lojë të mirë. Të dyja ekipet e mbyllin ndeshjen me 10 lojtarë pasi autori i golit De Rosi kishte një përplasje me Micanskin dhe arbitri i ndëshkoi me karton të kuq. Me këtë fitore Italia merr edhe kreun e renditjes në Grupin H.

Islanë – Kazakistan 0-0

Golat: S’ka

Islanda humbet një shans të artë për të vazhduar shkëputjen në krye të renditjes në Grupin A, por që gjithsesi ka prerë biletën sëbashku me Çekinë për në Europianin “Francë 2016”. Pika e marrë në barazimin me Kazakistanin ka krijuar një distancë prej 7 pikësh me vendin e tretë që mbahet nga Turqia kur kanë mbetur edhe dy ndeshje. Të dyja skuadrat tashmë të kualifikuara, Çekia dhe Islanda do të luftojnë mes tyre se kush do të marrë kreun e renditjes.

Qipro – Belgjikë 0-1

Shënues: Eden Hazard 86′
image
Eden Hazard shënon një gol të vonë për t’i dhënë tre pikët e rradhës ekipit të Belgjikës. Të besuarit e trajneri Vilmots fituan me rezultatin e ngushtë 0-1 në një ndeshje të vështirë përballë Qipros. Ylli i Chelsea ishte njeriu që i dha fitoren belgëve e cila me këtë fitore i afrohet akoma më shumë kreut të renditjes aë mbajet nga Uellsi.

Bosnie & Hercegovina – Andorra 3-0

Golat: Bicakcic 14′, Dzeko 30′, Lulić 45′

Bosnia merr një fitore shprese përballë Andorrës, dhe tashmë vendi i tretë që të dërgon në play-off është vetëm dy pikë larg. Një pjesë e parë mjaft e mirë nga a e boshnjakëve të cilët shënuan plot tre herë me anë të Bicakcic, Dzekos dhe Lulić. Me rezultatin 3-0 përfundoi edhe krejt takimi dhe tashmë objektivi i tyre është mëse i arritshëm kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.