Italia zyrtarizon trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja italiane e futbollit do të ketë një trajner të ri pas zyrtarizimit të largimit nga ana e ana e Antonio Contes pas “Euro 2016”.

Giampiero Ventura
Giampiero Ventura

Pas shumë spekullimesh dhe aludimesh nga ana e mediave që lidhnin edhe emrin e De Biasit me pankinën “axurre”, ditën e sotme presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio ka zyrtarizuar Gianpiero Venturën si pasardhësin e Contes tek Kombëtarja italiane.

72 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë Torinos prej disa vitesh duke bërë një punë mjaft të mirë. Ai do të marrë drejtimin e Italisë pas përfundimit të “Euro 2016”, teksa kontrata do të jetë deri në botërorin “Rusi 2018”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.